Engin Firat u bë i njohur dy sezone më parë në Shqipëri, pikërisht kur u emërua drejtor teknik në radhët e skuadrës së njohur, Vllaznisë së Shkodrës.

Firat punoi një sezon, por edhe në verën e shkuar duke ndihmuar kuqeblutë në merkato. Por, në fund të vitit të shkuar mori drejtimin e Moldavisë, nisur edhe nga “CV” e pasur që ka turku.

Shorti

Në prononcimin për “Supersport”, trajneri i Moldavisë që do të ketë si kundërshtare Kosovën, ka pohuar: “”Nëse ka një skuadër favorite, ajo është ajo e Kosovës, një nga skuadrat më të mira në këto edicionet e fundit. Por, nuk mund të lë pas edhe dy ekipet e tjera të grupit”, – tha trajneri i Moldavisë fillimisht.

Problematikat

Ndërkohë, për shkak të politikave, të dyja ekipet nuk mund t’i luajnë ndeshjet në fushat e tyre. Firat shpreson që të luhet…”Kemi disa probleme, sepse ne nuk mund të luajmë në Kosovë dhe ata nuk mund të luajnë në Moldavi, por shpresoj që këto probleme të zgjidhen dhe t’i kthehemi futbollit të luajtur”./Vipsport/