Një tjetër arritje për gjyqtarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare është edhe ajo e Enea Jorgjit, i cili është zgjedhur të jetë kryesorë në takimin që Turqia do të luajë ndaj Italisë, që do të luhet nesër në orën 20:45 në Konya.
Arbitrit shqiptar te FIFA-s i eshte besuar drejtimi i kesaj ndeshje nderkohe qe ate do ta shoqërojnë edhe Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
Në këtë sezon futbollistik, Jorgji ka arbitruar në një ndeshje të Conference League dhe 3 sfida të Uefa Youth League. Gjithashtu, ai ka vendosur drejtësi edhe në kualifikueset e Conference League (1 herë).
Ndonese ne Shqiperi ai eshte jo pak i kontestuar nga ekipe te ndryshme, ne mes te te cileve edhe Vllaznia, serish ne arenen nderkombetare po merr vleresime pozitive dhe si rrjedhoje neser do te tregoje nje sfide si ajo Turqi- Itali.