Skuadra e Vllaznisë ka vijuar sot përgatitjet për sfidën e rradhës në kampionat. Të dielën ata do të luajnë në transfertën e Kukësit në orën 15:00. Trajneri Sedloski e nisi mbarë në debutim në atë fitore 3-1 ndaj Erzenit në “Loro Boriçi”.
Ndaj verilindorëve ai kërkon fitoren e dytë për të qenë pretendent për titull. I gjithë grupi ka qenë i plotë dhe në dispozicion të trajnerit.
Shumë lojtarë gjetën veten në debutimin e Sedloskit dhe një prej tyre ishte dhe Latifi i cili realizoi dhe një nga golat ndaj Erzenit. Duket sikur grupi i ekipit kuqeblu ka gjetur harmoninë e munguar prej kohësh në Shkodër.
Megjithate tashme duhet pare reagimi i skuadres edhe ne ndeshjen e rradhes, ate te se dieles ndaj Kukesit dhe nese Vllaznia luan me te njejten deshire serish, padyshim qe mund te themi se ajo e ka gjetur kyçin e suksesit.