Granada është drejt rikthimit në La Liga dhe një barazim ndaj Leganes në javën e fundit të kampionatit, do t’i mjaftonte për t’u ngjitur.

Natyrisht meritat kryesore për këtë sukses i ka sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni i cili ka gjetur rruëgn e rrjetës plot 22 herë këtë sezon si edhe ka dhënë 5 asiste. Kjo paraqitje e Uzunit, ka bërë që tifozët e Granadas të kenë tashmë një idhull të ri.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Granada tregon tifozët që kanë bllokuar rrugët duke festuar dhe duke pritur për ngjitjen në La Liga.

Me pankarta të ndryshme dhe me fotot e Uzunit në duar, tifozët e Granadës tashmë e dinë se kush po i udhëheq drejt suksesit.