Një bisedë mes dy ‘miqve’. Ky është zbulimi që ka ardhur nga Spanja dhe protagonistët e të cilit janë Cristiano Ronaldo, sulmues aktual i Juventus-it, dhe Florentino Perez, president i Real Madrid-it.
Sipas Diario Gol, të dy kanë shkëmbyer disa batuta me rastin e El Calsico-s së fundit të La Liga-s mes Los Blancos dhe Barcelona-s, që CR7 e ka ndjekur nga tribuna:
“Nëse do të isha akoma te Real-i, do të ishim favoritë për të fituar gjithçka, nga La Liga te Champions League”.
Këto janë fjalët që Cristiano Ronaldo duket se i ka thënë Perez-it. Një bisedë personale që i jep jetë të gjithë zërave që flasin për një kthim të portugezit në kryeqytetin spanjoll. Edhe pse, në këtë moment, kjo hipotezë duket e pamundur./telesport/