Shumekush mendoi se Laçi humbi jo pak me shitjen e portierit Mario Dajsinani tek Egnatia, nisur edhe nga pozitat e veshtira ne renditje. Por mesa duket, drejtuesit kurbinas i kishin bere mire llogarite. Kjo sepse porten serish do ta kishin te sigurte me Marco Mollen.

Portieri shkodran i lindur dhe i rritur ne Itali, pavaresisht periudhes jo te mire qe ka kaluar keto dy vitet e fundit, serish eshte nje emer qe mund t’i besosh sepse jo me kot Bolonja pat firmosur kontrate profesioniste me te para tre vitesh.

22 vjeçari kishte disa kohe qe stervitej me Laçin dhe me largimin e Dajsinanit, i erdhi momenti per te treguar vlerat e tij. Dhe nga java ne jave ai po afron siguri me pritjet e tij. Mjafton te permendimin faktin qe ne tre ndeshjet e fundit, dy te kampionatit me Partizanin dhe Skenderbeun si dhe ate te Kupes po me Partizanin, eshte nje tregues i qarte i formes se mire qe po kalon.

Por te jeni te bindur se Mollen ende nuk e keni pare ne formen e tij me te mire sepse ka per te dhene edhe me shume me talentin qe zoteron. Te jeni te bindur se ai do te behet shume shpejt nje nga portieret me te mire te kampionatit shqiptar.(www.shkodrasport.com)