Roberto Karlos në karrierën e tij nuk shënonte gola të zakonshëm. Një ndër të famshmit e brazilianit në karrierën e tij ka qenë ajo e 21 shkurtit të vitit 1998, në ndeshjen ndaj Tenerifes. Ish-mbrojtësi i Realit ka shënuar një gol që do të mbetet në histori.Braziliani goditi nga një pozicion i pamundur në vijën anësore, duke e dërguar sferën në rrjetën e portës kundërshtare.

Shumë kanë menduar se Roberto Karlos në atë moment ka menduar të krosojë dhe ka qenë me fat.

Kjo gjë ende nuk dihet me siguri, por imazhet e golit janë spektakolare.Në Turqi së fundmi është realizuar një gol i ngjashëm nga Abdullah Balikuv, i cili ka imituar në mënyrë perfekte Roberto Karlos.

Në ndeshjen e Kupës së Turqisë, ekipi i Buçaspor (Seria B) ka eliminuar Sivaspor falë një goli magjik të shënuar nga mbrojtësi.