Në ndeshjen mes Alanyasporit dhe Trabzonsporit në kuadër të Superligës së Turqisë është shënuar ndoshta goli më i çuditshëm ndonjëherë në histori të futbollit.

Alanyaspor ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë, të zhvilluar të hënën mbrëma.

Golat për vendasit u shënuan nga Oguz Aydin (5’, 38’) dhe Efecan Karaca (73’), ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Nicolas Pepe (90+). Megjithatë, goli i dytë i ndeshjes i shënuar në minutën e 38-të ishte ai që vodhi gjithë vëmendjen.

Portieri i mysafirëve nisi ndeshjen nga vija e pesë metërshit, por qendërmbrojtësi Stefano Denswil nuk ishte i vëmendshëm.Denswil vazhdon të fliste me bashkëlojtarët duke harruar lojën dhe topin, ndërsa aty reagoi shpejt Aydin, i cili shënoi i pa penguar dhe në portën e zbrazët.

Ky gol i shënuar në Superligën e Turqisë ka pushtuar tashmë rrjetet sociale duke u bërë viral për mënyrën e gabimit të mbrojtësit të Trabzonspor. /Telegrafi/

https://twitter.com/Alanyaspor/status/1764727719902793920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1764727719902793920%7Ctwgr%5E62d29b75656f2221c9eff949c68af1b4d7870334%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fte-turqi-u-shenua-goli-cuditshem-qe-keni-pare-ndonjehere-lojtari-trabzonsporit-harroi-lojen-dhe-lejoi-kundershtarin-te-shenoje%2F