Në fund të muajit korrik në Velipojë për të tretin vit me rradhë do të organizohet turneu i beach voley. Aktivitet ky që ka për inisiator Bashkinë Shkodër dhe që nga edicioni i parë, në të dytin dhe tashmë në të tretin pritet të ketë një pjesmarrje gjithnjë e më të madhe.

Kuptohet që përveç garës, objektiv është edhe promovimi i turizmit përmes sportit dhe një mundësi më shumë për të rinjtë për t’u argëtuar.

Edhe këtë herë janë tre fusha volejbolli që do të jenë në dispozicion për pushuesit dhe lojtarët në formë masive. Ndërkohë që turneu zyrtarisht do të startojë më 27 korrik dhe do të zgjasë për tre ditë më rradhë deri më 29 korrik.

Ai do të zhvillohet në plazhin “Viluni Beach” dhe në të do të marrin pjesë sportistë profesionistë por edhe amatorë si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Rregjistrimet e pjesmarrësve tashmë kanë nisur ndërkohë që pritet të ketë një numër të madh të interesuarish për të qenë të pranishëm në edicionin e sivjetëm.

Kujtojmë këtu se vitin e kaluar ka patur edhe sportistë nga Tirana e Korça ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që sivjet të ketë edhe nga Kosova. Për fituesit e vendeve te para do të ketë edhe shpërblime financiare.
www.shkodrasport.com