Një vizitë e papritur e yllit brazilian Nejmar në Torino, ka trazuar jo pak ujërat dhe ka bërë mediat që të spekulojnë lë lidhje me të ardhmen e brazilianit. Të shumta kanë qenë aludimet që e lidhnin këtë vizitë të Nejmar me një transferim të mundshëm te Juventusi pasi tashmë nuk është e pamundur, sidomos pasi arriti të transferonte Ronaldon.

Megjithatë, gjithçka është zbardhur në orët në vijim ku në fakt, Nejmar nuk ka shkuar në Torino për sportin, por për arsye komerciale dhe për të takuar një nga miqtë e tij më të ngushtë, Douglas Kostën. Dy futbollistët, kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe vetëm pak kohë më parë, ishte pikërisht futbollisti i Juventusit ai që shkoi në Paris.

Tifozët e Juventusit dhe jo vetëm, kanë nisur të shpresojnë se Nejmar mund të ketë diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij, por fakti që vizita e tij zgjat pak pasi sot kthehet në Paris, e ka zbehur besimin e tyre për të parë Nejmarin me fanellën bardhezi./VipSport/