Një ndër lojtarët më të mirë në botë, por njëkohësisht edhe më të kritikuar, Nejmar ka nisur të thyejë rekorde me skuadrën e tij të Brazilit, pavarësisht fjalëve por edhe besimit të humbur për performancën e tij në Botëror.
Në takimin e fituar nga Brazili me rezultatin 5-0 ndaj Salvadorit, Nejmar ishte protagonist duke zhbllokuar rezultatin.
Ajo ishte ndeshja e tij numër 92 me Kombëtaren, duke kaluar në këtë mënyrë legjendën braziliane të futbollit, Pele.
Ky i fundit, ka arritur të luajë vetëm 91 ndeshje me ekipin “seleçao”, por padyshim që triumfet e tij karshi atyre të Nejmarit, as që krahasohen.
Megjithatë, Nejmar është në një moshë të re dhe ka kohë për të plotësuar muzeun e tij të trofeve. /Vipsport/