Nejmar bëhet gati të luajë mbrëmjen e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë, pasi kërkon pas Barcelonës, të fitojë Ligën e Kampionëve edhe me PSG. Diçka për të cilën Nejmar thekson se do të ishte speciale, pasi do të ishte trofeu i parë për klubin francez në këtë kompeticion.

Ndër të tjera, braziliani shprehet se Mesi dhe Ronaldo janë nga një planet tjetër, ndaj kanë dominuar në 10 vitet e fundit.
“Të fitosh Champions-in është speciale, e di. Por, ta fitosh me PSG do të thotë të bësh historinë e klubit.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jemi të përgatitur. Bajerni ka lojtarë shumë të mirë, por edhe ne jemi në një nivel shumë të lartë dhe ndjej se prej momentit kur jam te Parisi, nuk kemi luajtur kaq mirë.

Mesi dhe Ronaldo? Kanë dominuar në 10 vitet e fundit sepse nuk janë nga ky planet. Të fitoja Topin e Artë do të ishte një nder, por për ta bërë duhet kesh rezultate të larta në fushë, si dhe të kesh ndihmën e shokëve. Jam i përqëndruar, pjesa tjetër mund të vij si pasojë e kësaj”, u shpreh Nejmar. /VipSport/