Është luajtur sot ndeshja miqësore mes Austrisë dhe Brazilit, e mbyllur me fitoren e “seleçaos” me rezultatin e pastër 0-3, duke i dhënë fund kështu në mënyrën më të mirë miqësoreve para Botërorit.
Në sy bie fakti se sulmuesi i PSG-së, Nejmar e nisi këtë takim si titullar, megjithëse tekniku Tite kishte njoftuar më parë se ai nuk është ende i gatshëm për të luajtur si titullar.
Nejmari luajti për 80 minuta, duke shënuar edhe një supergol në minutën e 63, ndërkohë që Gabriel Jesus kishte shënuar golin e parë në minutën e 36.
Fitorja e Brazilit u vulos nga Filipe Kutinjo, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 69, duke vulosur kështu fitoren, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga Brazili. /Vipsport/
U luajt:
Austri-Brazil 0-3
Shënues: 36’Gabriel Jesus, 63’Nejmar, 69’Kutinjo