Vitin 2012 duket se e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nelson Hysa, është shpallur kampion I vendit, ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe “qershia mbi tortë” natyrisht që ishte medalja e artë në kupën “Adem Jashari” të zhvilluar para pak ditësh në Kosovë. Boksieri I peshës super të rëndë në këtë mënyrë ndjehet I kënaqur me këto arritje dhe duket se do t’I festojë festat e fundvitit në mënyrën më të mirë të mundshme për të filluar pastaj nga janari disa plane të rëndësishme për karrierën e tij si sportist. Duke u ndalur tek suksesi I tij I fundit në Kosovë, Hysa për “Shkodra Sport” shprehet:
“Të them të drejtën jam ndjerë mirë pas këtij suksesi. Ndoshta vërtetë trajneri Gjoni se kishte menduar suksesin tim nisur edhe nga niveli I kundërshtarëve por falë punës që kisha bërë prej kohësh, ia dola. Dikush mund të thotë se është e lehtë të fitosh një medalje të tillë por nuk është kështu. Në ndeshjen e parë fitova ndaj një boksieri nga Mali I Zi që ishte shumë I përgatitur ndërsa në të dytën munda një boksier të kombëtares bullgare. Nuk është kaq e lehtë. Kombëtarja bullgare kishte muaj që ishte grumbulluar për këto aktivitete, ajo kishte ardhur në Kosovë me dy doktora, me dy masazhatorë dhe katër trajnera. Ndërsa kombëtarja shqiptare, pa grumbullim, I hipim makinës dhe me bukë me vete nisemi për t’u matur me to. Nuk është shumë e logjikshme kjo por gjithsesi ia dalim të triumfojmë ndaj tyre”. Në Kosovë për ta mbështetur Nelsonin kanë qenë edhe familjarët e tij. Ai I ka pranë ata kudo dhe janë një shtysë më tepër për sukseset. E pranon edhe vetë kur thotë: “Familjarët e mi ishin present vërtetë në Kosovë dhe janë një shtysë më tepër për të fituar. Në fakt kjo mbështetje e tyre nuk më ka munguar asnjëherë. Babain tim e kam patur kudo pranë që në momentin e mia të para si sportist, e kjo është një nxitje më tepër për mua për të mirën më të mirën edhe për ta”. Ky vit gradualisht po shkon drejt mbylljes dhe në Shkodër kanë filluar të bëjnë planet për vitin e ardhshëm. Vëmendja më e madhe duket e përqendruar tek Lojërat e Mesdheut që do zhvillohen në qershor. Edhe Hysa këtë thotë në lidhje me këtë aktivitet kur deklaron: “Jemi një grup prej 4 boksierësh të Vllaznisë, plus edhe ndonjë tjetër nga ekipet e tjera e që janë pjesë e kombëtares shqiptare, të cilët kemi ndër mend të bëjmë një paraqitje të mirë në Lojërat e Mesdheut. Unë po flas për ne boksierët e Vllaznisë të cilët jemi çdo ditë në stërvitje bashkë dhe e shoh seriozitetin me të cilin punohet. Po bëjmë edhe disa aktivitete ndërkombëtare vetëm e vetëm që t’I njohim kundërshtarët tanë në mënyrë që në Lojërat e Mesdheut, të kërkojmë të sjellim medalje në vendin tonë. Jam shumë I bindur se një apo dy medalje do t’I marrin në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Unë kam qenë I pari boksier që e kam sjellë para 9 vitesh një medalje të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri dhe mendoj se ka ardhur momenti të sjell edhe një tjetër”. Kjo është mëse e vërtetë. Nelson Hysa në Kampionatin Europian të 19 vjeçarëve vite më parë ka arritur të zërë vendin e bronztë dhe ndoshta në vitin 2013, ai do na dhurojë një tjetër medalje të rëndësishme.
Gjergj KOLA