Nelson Hysa, boksieri nga Shkodra, ishte i ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin për të folur mbi karrierën e tij por dhe situatën e boksit në vend. Teksa bisedonte me Ermalin mbi kampionët e Shqipërisë në boks, Nelson Hysa dhe këtë mendim mbi Florian Markun:
“Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumbetuar edhe në media. Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka. Nuk e ka as afër atë kampion bote. Kështu që atij djali i uroj vetëm suksese, inshalla bëhet kampion bote. Në atë peshë, janë sportist shumë të mirë që bëhen kampion bote.”
Teksa shprehu se nuk e njeh sportistin Marku dhe nuk ka asnjë kontakt me të, aq më pak xhelozi, Hysa shtoi: “Ai nuk është kampion Shqipërie në asnjë federatë. As në Angli ku bën boks, as në Shqipëri. Të dali njëherë në Shqipëri, t’i marri me radhë. Të dali kampion i Ballkanit, pastaj në Europë. Vetë jam i treti në Evropë.”
Edhe Hysa prej disa kohesh ka nisur karrieren e boksit profesionist dhe ka zhvilluar deri tani 4 ndeshje te cilat i ka fituar te gjitha me nokaut dhe si rrjedhoje ka arritur te ngjitet ne vendin e 268 ne bote. Sigurisht kjo eshte nje arritje e madhe e tij ne nje periudhe vetem tremujore dhe me kaq pak ndeshje.
Ai e ka bere te ditur edhe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” se brenda ketij viti do te tentoje te futet ne top-200-shen e Europes dhe pastaj ka edhe plane te tjera per te ardhmen.