Nelson Hysa do të ketë një përballje të rëndësishme kundër Danny Williams, boksierit që pensionoi Mike Tyson. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, shkodrani është ngacmuar paksa edhe nga prezantuesi i emisionit, Altin Sulçe. “Unë di që boksieri më i mirë në Shqipëri është Florian Marku. Kështu e dëgjoj në të gjithë vendin, mbreti i boksit, që e mbush sallën plot”, u shpreh Sulçe.
Nuk mungoi edhe përgjigja nga Hysa që theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë kampion bote. “Për çfarë është më i miri? Shqipëria nuk ka asnjë kampion bote. Asnjë shqiptar nuk ka qenë kampion bote.
Vetëm një shqiptar ka qenë kampion bote që përfaqësonte Gjermaninë, Robin Krasniqi. Ai ka pasur titull kampion bote. Vetëm një detaj, bëhen 12 raunde kur të shpallesh kampion bote. Ndeshja kundër Williams?
I kam kërkuar ndihmë trajnerit më të mirë të Europës, Stërmasit, që po më kthen në formë të mirë para ndeshjes me Danny Williams. Ka qenë numri dy i botës, ka qenë katër herë sfidant për të qenë më i mirë i botës. Janë shitur të gjitha biletat në Pallatin e Sportit. Të gjitha lekët e biletës do të shkojnë për Shtëpinë e Fëmijës në Durrës”, tha Hysa. /Sport Ekspres/