Një nga boksierët shqiptarë që ka thyer shumë rekorde, Nelson Hysa, po bëhet gati për sfidën ndoshta më të rëndësishme në karrierën e tij sportive, atë që do të zhvillojë pas tre ditësh në Tiranë

Boksieri shkodran në një intervistë për TV Klan zbuloi se ka fituar 23 tituj kampionë, ndërsa theksoi se po krijohet një atmosferë e mirë për boksin në Shqipëri.
Ai zbuloi gjithashtu, se më 11 korrik do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme, ku për herë të parë, në Shqipëri do të vijë një titull europian.

“Janë shumë tituj. Në Shqipëri është atmosferë shumë e mirë për boksin. Unë kam 23 tituj kampionë për Shqipërinë. Më 11 korrik, për herë të parë vjen një titull europian në Shqipëri. Përballem me një boksier gjerman, për titullin e parë europian që vjen në Shqipëri”- eshte shprehur ai.

Hysa ne boksin profesionist ka zhvilluar deri me tani 17 ndeshje te cilat i ka fituar te gjitha, madje 15 prej tyre me KO. Te enjten do te kete perballe gjermanin Thorsten Fuchs ne perpjekje per te fituar ndeshjen e 18-te por njekohesisht per te fituar titullin e Kampionit te Europes ne Federaten WBO.