Tirana pret më datë 17 mars një turne të veçantë të boksit profesionist në pallatin e sportit “Feti Borova”. Aktiviteti i cili titullohet ”Grushti i hekurt” sheh të ngjiten në ring shumë kampionë shqiptarë. Janë emra të njohur te cilet do te zbresin ne ring, nder te cilet edhe Nelson Hysa, i cili do të tentojë që të ngjisë shkallët edhe më shumë në ringun profesionist.

“Për mendimin tim dhe specialistëve, këta janë ndeshjet më të bukura të profesionizmit që janë zhvilluar në Shqipëri. Ne përfaqësohemi me boksierët më të mirë shqiptarë të boksit olimpik dhe profesionist. Do të jemi 7 sportistë të Shqipërisë, do të kemi ndeshje ndërkombëtare dhe të gjithë të huajt janë të nivelit shumë të lartë.

Kemi arritur këtu me shumë mund e sakrifica, ky aktivitet është i pari i qetësisë, që ka rehatinë e një aktiviteti normal se i ka marr përsipër të gjitha promotori im nga Amerika i cili po e zhvillon në mënyrën më të mirë. Kemi gjetur bashkëpunimin edhe me Bashkinë e Tiranës për të mbështetur këtë aktivitet.

Organizatori është Taulant Stërmasi. I kërkova ndihmë që të kishim diçka serioze e cilësore dhe një mbështetje maksimale. Federata është partner zyrtar. Fondet nga ky aktivitet nuk vijnë nga federata, ajo mbulon një pjesë të ringut e gjyqtarëve ndërsa fondet janë gjetur te një promotor personal”.