Pas nje muaji, pikerisht me 8 shkurt ne ringun e Co-Op Arena te Mançesterit te Anglise, boksieri i njohur shkodran Nelson Hysa do te luftoje per te mbrojtur te vetmin titull Europe qe Shqiperia ka ne boks dhe mbahet pikerisht prej tij. Diten e sotme eshte zyrtarizuar edhe emri i kundershtarit me te cilin ai do te ndeshet, pikerisht bullgari Todorche Cvetkow i cili ka nje ecuri prej 12 fitoresh ne po kaq ndeshje te zhvilluara deri me tani.

Kuptohet qe Nelson ka kohe qe pergatitet per kete sfide, e cila eshte me e rendesishmja e karrieres se tij dhe per me teper zhvillohet ne nje salle te madhe dhe nen nje interesim te jashtezakonshem. Vete ai pak minuta me pare permes faqes zyrtare ka dashur ta ndaje kete moment te veçante dhe njekohesisht te falenderoj edhe ata qe e ndihmuan te mberrije deri ketu. Ja postimi i tij:

“Miq mirembrama! Bashke me zotin Briget dua te ndaje bashke me ju lajmin e madhe qe: Fale punes dhe sukseseve te vazhdueshme, kam marr ftese te boksoj ne ndeshjet me te rendesishme ne bote (aty ku e kemi vendin) “Ryadh Sesion”, aq me më vlere eshte kjo thirrje, ku ne kete show te madh me 23.500 spektatore ne qytetin e Manchester ne Uk, Co-Op Arena. Do te mbroje te vetmin titull Europe qe Shqiperia ka ne boks.

I lumtur dhe gjithashtu shume i motivuar per te vazhduar me ba krenare, familjen teme, Shkodren, Shqiperine! Kete duel federata nderkombetare vendosi ta ndaje me nje nder boksierat me ne forme te momentit ne Europe Todorche Cvetkow me rezultatin e shkelqyer te tij 12 ndeshje- 12 fitore 0 humbje, 9 nga te cilat me knockout.

Po kjo per mu asht nje shtyse e madhe qe me ban me punu edhe ma shume qe te arriijme fitoren e 20-te ne karriere! Du me falenderu gjithe miqte qe kemi pas afer deri ne keto momente e qe jan si familje per mu: Briget Seitaj, Mondi Ndou, Melser Abdyli, Gjovalin Ndou, Ilir Bregasi, Nikolin Jaka, Halim Abazi, Almiro Gurakuqi, Tedi Mula! Nje falenderim te vecante per stafin tem ne vecanti Zef Gjonin, Artur Koçi, Lazarin Vila, Jetmir Kuçi, Abdel Murguaia, Taulant Stermasi, Geri ikonomi, Eduard Dalipi”.