Boksieri shkodran Nelson Hysa do te ngjitet serish ne ring. Kete here ne “Ostermann Arena” te Leverkusenit ne Gjermani, ne nje mbremje qe pritet te jete shume e veçante me 9 shtator.
Perballe tij, ashtu si heren e kaluar do te jete nje boksier nga Argjentina. Kundershtari i rradhes per Hysen kete here do te jete Maximiliano Alejandro Sosa, 36 vjeçari qe ka 11 fitore ne boksin profesionist nga te cilat 5 me KO, si dhe 3 humbje.
Padyshim qe edhe ndaj ketij kundershtari, shkodrani shume i suksesshem do te tentoje vetem fitoren dhe triumfin e rradhes, qe do te shoqerohet edhe me fitimin e nje titulli te rendesishem siç eshte ai i “WBC Mediterranea Heavy”.
Nelson Hysa po perjeton momente fantastike dhe kete e tregon ecuria e deritanishme e cila me nje seri prej 10 fitores ne 10 ndeshje te zhvilluara ne boksin profesionist, madje ne 7 prej tyre ka triumfuar me nokaut. Jo me kot, ai renditet per momentin ne vendin e 69-te ne ranglisten boterore te peshave te renda ku jane te rregjistruar 1361 boksiere.
Dhe te mos harrojme qe rrugetimi i Nelson Hyses ne boksin profesionist ka nisur vetem me 14 maj te vitit te kaluar, pra 15 muaj me pare, kur ai do te triumfonte ne Tirane ndaj boksierit boshnjak Stefan Cajic e ketu do te niste seria e fitoreve te “gjigandit” shkodran qe muajin e ardhshem pret te na dhuroje edhe fitoren e tij te 11-te rradhazi.
Gjergj KOLA