Boksieri shkodran Nelson Hysa do te rikthehet serish ne ringun profesionist per te zhvilluar pas rreth dy javesh, saktesisht me 12 prill, ndeshjen e rradhes. Dhe serish ne Gjermani, por kete here jo ne Mynih si ne ndeshjen e 8 marsit, por ne Bochum.

Vete boksieri me shume pervoje ka ndare ne rrjetet e tij sociale lajmin per kete takim i cili do te jete ndaj nje kundershtari te forte si Castillo i cili deri me tani ka zhvilluar 12 ndeshje te cilat i ka fituar te gjitha.

Nderkohe siç dihet, Hysa ka nje bilanc edhe me te pasur prej 21 fitoresh ne po kaq ndeshje te zhvilluara dhe sigurisht qe synimi dhe objektivi i tij eshte per te marre fitoren e 22-te.

“Mblidhemi së bashku Shqipe për ta kthyer Gjermaninë Kuq e Zi. Do të ndezim ringun. Ndeshjen do të keni mundësinë ta ndiqni live në DigitAlb.
Kampioni do të shpallet live! Të gjithë bashkë Shqipe!”- shkruan Hysa.(www.shkodrasport.com)