Kur vendosi ne majin e vitit te kaluar vendosi t’i hyje rruges se profesionizmit, shumekush mund te jete çuditur. Kjo ne rradhe te pare per moshen e tij- 38 vjeç. Por ata qe e kane paragjykuar, jane çuditur me vone teksa shijonin sukseset e njepasnjeshme te ketij boksieri qe deri me tani kane arritur ne shifren 14.
E kemi fjalen per boksierin e njohur shkodran Nelson Hysa. Por ne fakt, ai jo vetem na ka befasuar me grushtet e tij ne ring dhe fitoret ne shumicen e rasteve me KO, por po na surprizon shume edhe si promotor i ketij sporti.
Dhe nese boksi profesionist sot pas nje viti e gjysem ka arritur nje nivel shume te pranueshem, nje merite te jashtezakonshme ka pikerisht ai- Nelsoni. Kjo sepse ai na u shfaq edhe nje menaxher dhe promotor i jashtezakonshem. Mori pas vetes edhe disa boksiere te tjere shqiptare dhe te gjithe sebashku po synojne majat.
Dy dite me pare, Alban Bermeta fitoi ndeshjen e rradhes dhe eshte i 37-ti ne Bote. Nelson aty afer, po ashtu edhe Gelian Rajku eshte brenda 100-shes me te mire e po ashtu edhe boksieria e vetme shqiptare- Elsidita Selaj. Drejt kesaj rruge jane dhe Arjon Kajoshi, Senad Drini e ndonje tjeter.
Dhe “udheheqesi” i te gjithe atyre eshte Nelson Hysa. Jo me kot, ai eshte emeruar nga Federata Shqiptare e Boksit si njeriu pergjegjes per boksin profesionist prane ketij institucioni. Kjo sepse i ka te gjitha aftesite e duhura menaxheriale per te udhehequr sportistet tane drejt sukseseve te reja.
Mbi te gjitha, sponsoret i besojne shume atij dhe ne boksin profesionist kjo eshte e rendesishme. Planet e Nelsonit per vitin 2024 jane te medha. Si per vete sepse ka ende shume per te dhene ne ring, por edhe per te udhehequr boksieret e tjere shqiptare ne rrugen e tyre drejt vendeve te para na ranglisten boterore.
Gjergj KOLA