Boksieri shkodran Nelson Hysa nuk ka nder mend te ndalet. Pas dy ndeshjeve te suksesshme qe zhvilloi gjate muajit nentor ne Tirane, tashme ka ne planet e tij nje tjeter ndeshje te rradhes, por qe kete here do ta zhvilloje ne Londer te Anglise.
Ajo do te zhvillohet mbremjen e se shtunes pikerisht ne “York Hall”, aty ku pritet te kete nje mbeshtetje te madhe nga shqiptaret qe jetojne ne Britanine e Madhe. Organizimi i ketyre te fundit ka disa dite qe ka nisur dhe pritet qe numri i mbeshtetesve te Hyses ne kete ndeshje te jete i madh.
Perballe boksierit shkodran ne kete takim do te jete Luis Jose Marin Garcia nga Venezuela i cili eshte 37 vjeç dhe ka nje karriere prej 18 ndeshjesh ne boksin profesionist. 13 prej tyre i ka te fituara, madje 5 me KO, ndersa ne 5 te tjera ka humbur ku njeren e ka me KO.
Nderkohe siç dihet bilanci i Nelson Hyses deri tani eshte i shkelqyer me nje numer prej 13 ndeshjesh te zhvilluara dhe te fituara te gjitha, prej te cilave 11 me KO. Te shtunen padyshim qe eshte i vendosur per te rregjistruar fitoren e 14-te sepse po kalon nje forme shume te mire sportive.
Kujtojme qe boksieri shkodran renditet per momentin ne vendin e 59-te nder 1401 boksieret nga e gjithe Bota ne peshen super te rende, renditje kjo per te gjitha federatat, ndersa ne renditjen e Federates me te rendesishme te boksit ne Bote, asaj WBC, mban vendin e 35-te.
Nje tregues ky i nje karriere shume te mire, por ai nuk ka nder mend te ndalet ketu sepse deshiron te ngjitet edhe me lart ne renditjen boterore.
Gjergj KOLA