Dita e shumepritur po afron. Mbremjen e se shtunes te 18 nentorit, ne kompleksin olimpik “Feti Borova” do te zhvillohet nje seri ndeshjesh shume te forta, te vlefshme per boksin profesionist. Organizatoret kane siguruar se do te jene ndeshjet me te forta te zhvilluara ndonjehere deri tani ne vendin tone.
Dhe ndeshja e mbremjes padyshim qe do te jete ajo e fundit kur ne ring do te ngjitet boksieri shqiptar aktualisht me renditjen me te mire ne Bote, shkodrani Nelson Hysa. Ai do te kete perballe boksierin bjellorus Viktar Chvarkou i cili renditet i 189-ti ne ranglisten boterore.
Hysa nderkohe ka zhvilluar deri tani 11 ndeshje te cilat i ka fituar te gjitha dhe nga to, 9 i ka fituar me KO. Si rrjedhoje e kesaj ecurie mban vendin e 69-te ne Bote. Kuptohet qe kampioni shqiptar do te kerkoje fitoren e 12-te te tij dhe per me teper fitoren e nje tjeter titulli te vlefshem per Federaten e njohur Boterore wBC.
Ne prag te kesaj ndeshje, Nelson Hysa ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “E njoh atë boksier, e di edhe stilin e tij, e kam parë dhe studiuar. Shpresoj të marr një fitore të bukur edhe pse është një kundërshtar që lufton dhe bën boks të bukur”.
Nelson Hysa eshte pjese “BS Boxing” qe po i mbeshtet fuqimisht boksieret shqiptare ne profesionizem dhe ne prononcimin e tij ben te qarte edhe objektivin madhor qe ai ka ne karrieren e tij. “Shpresoj që vitin tjetër të jem te 20 më të mirët e botës. Aty ku edhe më takon për të qenë,”-tha ai./SHKODRA-SPORT.COM/