Një nga blerjet e Vllaznisë në merkaton e janarit është dhe malazezi Nenad Brnoviç. Ai është aktivizuar për herë të parë, në një ndeshje zyrtare me fanellën kuqeblu, të premten, në stadiumin e Krujës, përballë Laçit, vetëm në pjesën e dytë. Është pritur me interes në fakt një aktivizim i tillë, pasi sportëdashëve shkodranë, por edhe teë tjerëve, qofshin këta gazetarë apo specialist, nuk u ishte dhënë mundësia më përpara, që ta shihnin të luante ky futbollist dhe për të parë se çfarë vlerash kishte, pasi ka qenë i dëmtuar. Për hir të së vërtetës Brnoviç nuk ka dhënë asgjë në 45 minutat e dyta, që u aktivizua ndaj kurbinasve, duke treguar se është ende larg atyre vlerave, që duhet për t’i shërbyer Vllazninë këtë pjesë të mbetur të sezonit. Koha nuk pret dhe kontirbuti i tij për këtë ekip duhet të jetë më i madh. Të gjithë ata, që e kanë parë këtë lojtar të luajë në fushë, ditën e premte, por edhe përmes televizionit, në unision, janë të një mendimi: “Brnoviç u paraqit shumë dobët. Ishte zhgënjyese paraqitja e parë si kuqeblu?!….Por, gjithsesi, duhet pritur dhe ndonjë javë, me shpresën se do të shohim Brnoviçin e vërtetë, e duke menduar dhe besuar se ai që ishte në Krujë, nuk është ai lojtar për të cilin është investuar lekë, por edhe ai lojtarë, që e presin të gjithë.

Mejdan ZHIVANI

Brnovic ne ndeshjen  e fundit ndaj Laçit ne Kruje.

Foto. Gjon GJEKA