Llapi ka humbur me rezultatin 6 me 0 në transfertën e Brondby. Skuadra daneze ishte mjaft e fortë përballë nënkampionëve të Kosovës.

4 gola erdhën që në pjesën e parë duke likuiduar fitoren.

Në anën tjetër Brondby u kujdes për të shënuar dhe 2 gola të tjerë para fundit të ndeshjes.

Kujtojmë se ky takim ishte i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. Kjo ishte ndeshja e parë, teksa e kthimit do mbahet në Kosovë.