Arlind Kalaja ka firmosur ditën e djeshme me skuadrën e Kukësit. Mesa duket 22 vjeçari e ka harruar shumë shpejtë skuadrën e Vllaznisë, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja shprehet se është shumë i lumtuar për aventurën e tij të re, duke thënë se ka ardhur në një klub të ri dhe tashmë e presin sfida të reja.

“Klub i ri, Sfida të reja. Jam shumë i kënaqur që firmosa me skuadrën e Kukësit”, shkruan Kalaja.

Kujtojmë që lojtari e kishte arritur marrëveshjen me nënkampionët disa ditë më parë, por vetëm ditën e djeshme është bërë zyrtare dhe është firmosur kontrata me verilindorët.