Vlerat e Armando Brojes tashme i njohin te gjithe. Edhe mbreme ne ndeshjen ndaj Anglise, ishte i vetmi qe ndezi tifozet kuqezinj dhe i dha shpresa Shqiperise se pse jo, mund te merrte ndonje rezultat pozitiv ne “Wembley”. Nje vleresim shume pozitiv per sulmuesin me origjine nga Malesia e Madhe, ka dhene edhe ish- trajneri i kombetares shqiptare Neptun Bajko.
Ne nje analize te kesaj ndeshje, ish- trajneri i njohur e konsideron Brojen nje sulmues te rralle dhe me besim te jashtezakonshem tek aftesite e veta.
“Ai është lojtari sulmues më i mirë që i ka ardhur ekipit kombëtar. Një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Do Zoti të mbrohet nga një tjetër dëmtim, sepse kam besim se ka për të mbërritur në nivele shumë të larta.
Është një futbollist, që jo vetëm që e do futbollin dhe nuk ka frikë nga topi, por është një sulmues me një besim të jashtëzakonshëm tek aftësitë e veta. Kjo është gjëja më pozitive për një futbollist”- eshte shprehur ish- trajneri i kombetares Neptun Bajko.