Ish- trajneri i kombetares shqiptare Neptun Bajko eshte rikthyer serish te flase per sulmuesin Armando Broja. Ne analizen e tij te ndeshjes me Andorren, ai eshte ndalur edhe tek roli qe pati ne skuadren kuqezi sulmuesi aktual i Evertonit.
“Aktivizimi i Brojes ne krahun e djathte te sulmit i dha i dha efikasitet lojës. U pa qartë edhe në momentin kur arritëm të shënonim me atë veprim të shkëlqyer të Brojës.
Luajtja si titullar e Brojes ne kete ndeshje ishte gjeja me pozitivev sepse ai vjen pas një dëmtimi shumë të gjatë dhe me cilësitë e tij mendoj se në ndeshjet e ardhshme do të jetë një nga pikat kryesore ku do të mbështetet ekipi ynë kombëtar.
E dyta anë pozitive ishte se kishte një lëvizshmëri të mirë në lëvizjet me dhe pa topin, gjithnjë duke pasur parasysh se përballë kishim një kundërshtar, që asnjëherë nuk u ngrit në nivelin e një takimi të tillë. Megjithate Broja edhe ne kete ndeshje i tregoi vlerat e tij dhe mjafton te ndalemi tek rasti i golit te dyte. Ai e mori topin, dribloi, nxori jashtë lojë portierin dhe mbrojtësin, pasoi dhe u shënua goli”- eshte shprehur Broja.(www.shkodrasport.com)