Qe prej dites se djeshme, Mirsad Jonuz nuk eshte me pjese e Vllaznise dhe eshte kthyer prane familjes se tij, por edhe biznesit qe ka ne Kumanove. Megjithate duket se nuk do te heqe dore nga futbolli.

Ne nje prononcim te publikuar nga “Sport Ekspres”, tekniku maqedonas ka bere te ditur edhe per ofertat qe kane ardhur ne adrese te tij.

“Do të më pëlqente që të kthehesha në futbollin e Maqedonisë, por vetëm nëse një klub ka një projekt serioz për mua. Kam shumë oferta nga Lindja e Mesme dhe klube serioze në Qipro dhe Shqipëri. Oferta që kam marrë nga Irani është gjithashtu shumë serioze. Por le të presim njëherë për fundin e kësaj pandemie dhe pastaj të vendosim”, u shpreh Jonuz.

Ish- trajneri i Vllaznise ka permendur edhe klube serioze ne Shqiperi qe duan te kene sherbimet e tij. Dhe ne fakt, ketu duket se ka diçka konkrete. Behet fjale per ekipin e Partizanit.

Ky i fundit po kalon momente jo te mira dhe ditet e fundit po lakohet shume edhe shkarkimi i trajnerit Sormani. Madje, nese edhe neser te kuqte humbasin ndaj Kukesit, gjasat jane qe italiani te mos vazhdoje te jete me trajner i Partizanit.

Burime prane ketij klubi bejne te ditur se Jonuz eshte nje alternative per te zene vendin e tij dhe ndoshta kjo eshte arsyeja pse ai vendosi te largohej nga Vllaznia.

Nese do te ishte keshtu, padiskutim qe nuk do te ishte nje veprim dinjitoz i ish- trajnerit te Maqedonise kur siç dihet, Vllaznia dhe Partizani aktualisht ndodhen me pike te barabarta ne renditje dhe te dy ndodhen te rrezikuar per renien nga kategoria.

Ne fakt edhe ne janar emri i Mirsad Jonuz u perfol si kandidature per pankinen e kuqe dhe ne fakt atij i ka pelqyer gjithnje nje ide e tille. Do te realizohet neser? Te presim…