Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka folur për “ESPN” në një intervistë të gjatë, ku ka diskutuar tema të ndryshme, por edhe për çmimet e lojtarëve ditëve të sotme

“Problemi i çmimeve të larta varet nga Anglia, sepse ata kanë shumë para. Nëse i krahasojmë me Spanjën, Italinë, Gjermaninë dhe Francën, është një dallim i madh. Nëse një klub ka 800 milionë euro qarkullim, nuk ka problem të bëjë oferta prej 80, 90 apo 100 milionë euro për një lojtar”, ka thënë ai.

Presidenti i napolitanëve po ashtu ka folur edhe për çmimin e Koulibaly, i cili ishte kërkuar edhe nga United.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” preferuan Maguire, duke paguar 93 milionë euro.

“Koulibaly ka klauzolë 150 milionë euro. Në Angli, e keni parë, ata kanë shpenzuar 93 milionë euro e që tek ne kushton 25-30 milionë euro. Kështu, nëse Maguire ka kushtuar 93 milionë euro, atëherë Koulibaly ka klauzolë 250 milionë euro? Në këtë rast, duhet të jetë kështu”, deklaroi De Laurentiis.