Bojkoti i futbollit shqiptar vazhdon serish por neser klubet e Kategorise Superiore mund te marrin nje vendim te rendesishem per vazhdimesine.
Nga sa behet e ditur, paraditen e se henes do te zhvillohet Asambleja e Pergjithshme e Liges Profesioniste dhe nder pikat e rendit te dites eshte edhe marrja e nje vendimi per te ardhmen.
Prej kater javesh ekipet nuk zbresin ne fushe ne shenje bojkoti per shkak te mosplotesimit te kater kerkesave te klubeve ndaj Qeverise.
Por kjo shtyrje ka patur ndikimin e vet negativ tek futbollistet dhe trajneret qe vazhdojne te sterviten por pa e ditur se kur do t’i fillojne ndeshjet zyrtare.
Ka zera se fundjave qe vjen mund te fillojne ndeshjet megjithate vendimi perfundimtar mund te merret paraditen e neserme ne mbledhjen e klubeve./SHKODRA-SPORT.COM/