Dita e neserme do te jete e veçante per trajnerin e Vllaznise Thomas Brdariç sepse do ta festoje ditelindjen e tij te 46-te ne Shkoder.
Per fat te mire duke patur prane tashme edhe te birin- Timin, por edhe shume miq qe ka krijuar ne Shkoder ne keto 5-6 muaj qe ai eshte ne kete qytet.
Megjithate, njeriu qe ka shnderruar Vllaznine teresisht dhe jo me kot ajo kryeson me meriten renditjen e Kategorise Superiore, perveç urimeve te shumta qe do te marre prej tyre, pritet te kete edhe nje surprize edhe nga tifozet.
Ka qene njeri prej tyre, pikerisht ai me pseudonimin “Shkodrani dobraçjani” qe pak minuta me pare ka zbuluar edhe surpizen per trajnerin.
Ai sebashku me disa tifoze te tjere kane vendosur ne qender te qytetit te Shkodres nje varg tolumbacesh ku shkruan: “Happy Birthday Brdariç”.
Nuk ka ku shkon me bukur! Ky njeri ka fituar respektin e mbare tifozeve shkodrane dhe kjo po refletohet kudo tashme. Edhe surpriza e tifozeve, eshte nje shenje e respektit qe ata kane per te./SHKODRA-SPORT.COM/