Eshte zhvilluar sot dita e dyte e kampionatit kombetar e boksit per te rritur, e cila ka dhuruar edhe disa finaliste te tjere te cilet do te ngjiten neser ne ring per te percaktuar kampionet e çdo peshe dhe po ashtu edhe ekipin kampion te Shqiperise per vitin 2024.
Pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” jane zhvilluar pese ndeshje, disa prej te cilave kane dhuruar emocione te shumta. Keshtu, per peshen 63.5 kg, Indrit Sokoli i Studentit ka fituar ndaj Saimir Dedaj te Partizanit, per terheqje te ketij te fundit.
Me pas, per peshen 67 kg Besjan Karaj i Studentit ka fituar 2-1 ndaj Ledion Muçes se Tiranes, ndersa per peshen 80 kg, Redis Karaj i Tiranes ka fituar ndaj Flavio Metes te Vllaznise per mosparaqitje ne ring te ketij te fundit, pas demtimit te pesuar ne ndeshjen e djeshme.
Nderkohe Fabio Kaçiu i Vllaznise ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Mehmet Hodos se Tiranes ne ndeshjen e peshes +92 kg. Po per kete peshe, Nelson Hysa i Vllaznise ka fituar ndaj Donaldo Zekes se Beselidhjes, per mosparaqitje ne ring te ketij te fundit.
Finalet do te nisin neser ne oren 11:00 dhe Vllaznia me 8 finaliste konsiderohet pretendente kryesore per fitimin e titullit kampion, titull qe do te ishte i 26-ti per te. Ndersa rivalja e saj kryesore- Tirana ka nxjerre 5 boksiere ne finale./www.shkodrasport.com/