Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale ku Vllaznia mundi “Juban Danjen” dhe Tirana AS mundi Kinostudion dhe në këtë mënyrë finalja e të parës kupë të minifutbollit në futbollin e femrave do të diskutohet në mes Vllaznisë dhe Tirana AS.

Kjo ndeshje do të luhet pasditen e së premtes, saktësisht në orën 14.00 në kompleksin sportiv “Lici” në Shkodër. Pritet të jetë një sfidë interesante ku Vllaznia konsiderohet favorite për fitimin e ndeshjes dhe njëkohësisht të kësaj kupe.

Megjithatë, edhe Tirana AS do të kërkojë të tregojë forcën e saj dhe do të tentojë ta mundë ekipin shkodran dhe kjo ka për t’u parë në fushën e lojës.

Duhet thënë se pas përfundimit të kësaj ndeshje, lojtaret më të mira të këtyre ekipeve por edhe të skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, do të udhëtojnë drejt Ulqinit me kombëtaren shqiptare e cila do të qëndrojë atje e grumbulluar për disa ditë në prag të ndeshjeve zyrtare.
www.shkodrasport.com