Lajmi i ndarjes nga jeta i Ramazan Rragamit ka sjelle nje trishtim tek i gjithe komuniteti i futbollit shkodran dhe jo vetem sepse kemi te bejme me nje nga simbolet e ketii sporti.
Por nderkohe ne njoftimin e shperndare nga klubi Vllaznia, mesohet se do te kete edhe homazhe ne nderim te tij, homazhe qe do te zhvillohen ne hollin e stadiumit “Loro Boriçi”.
E TRISHTË!
Mesdita e së shtunës na ka sjellë një lajm të trishtë jo vetëm për Klubin e Futbollit Vllaznia, por për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe shqiptar. Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare legjenda e futbollit Ramazan Rragami.
Kjo padyshim që është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për KF Vllaznia dhe gjithë futbollin shqiptar. Ju bëjmë me dije, se ditën e diele, në ora 10.00-13.00 KF Vllaznia, sëbashku me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” në nderim të tij. Lamtumirë profesor Zani!