Kampionati kombëtar i futbollit të femrave do të luajë nesër ndeshjet e javës së dytë të tij. Në Shkodër do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, ajo në mes Vllaznisë dhe Kinostudios. Ky takim do të luhet paraditen e së shtunës në orën 11.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Kjo përballje pritet me interes sepse edhe sezonin e kaluar, kryeqytetaset janë mundur të rivalizojnë deri në fund vajzat shkodrane për titullin kampion por nuk ia dolën. Me siguri të njëjtë gjë do të tentojnë edhe sivjet por do të jetë shumë e vështirë sepse Vllaznia konsiderohet favoritja kryesore sërish për t’u shpallur kampione për herë të pestë rradhazi. Sakaq, po për javën e dytë të kampionatit, AAS do të presë në Shkodër ekipin e Pogradecit ndërsa “Juban Danja” do të udhëtojë drejt Maliqit për t’u ndeshur me Bilisht Sport.
© shkodrasport.com