Edhe Kategoria e Dytë do të zbresë nesër në fushën e lojës. Në program janë për tu zhvilluar 6 sfida të cilët janë të vlefshme për javën e 4-të të kësaj kategorise.

Në fakt të gjitha ekipet e grupit A do të kërkojnë fitoren, me ndeshjet që pritet të jetë mjaft të luftuara. Të gjitha këto përballje do të startojnë në të njëjtën orë, 14:00.

Nje sfide shume interesante pritet te jete ajo qe do te luhet ne Koplik ne mes Veleçikut vendas dhe Ilirise se Fushe- Krujes, ku djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli padyshim qe do te kerkojne fitoren ndonese perballe do te kene nje kundershtar te veshtire.

Nga ana tjeter, Murlani do te luaje ne transferten e Librazhdit ndaj Sopotit vendas, nderkohe qe Terbuni ka nje ndeshje pergjithesisht te lehte ne Puke ndaj ekipit Albanet. Sakaq Beselidhja do te prese ne Lezhe ekipin e Naftetarit.

SFIDAT:

Adriatiku – Valbona

Gramshi – Shënkolli

Besëlidhja – Naftëtari

Veleçiku – Iliria

Tërbuni – Albanët

Sopoti – Murlani