Vllaznia do ta nise kampionatin ne shtepi, pikerisht duke luajtur mbremjen e se shtunes ne ora 20:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kukesit, ne kuadrin e javes se pare te tij.

Dhe siç eshte tradita, nje dite para ndeshjes do te jete edhe konferenca e zakonshme e shtypit ku perballe gazetareve zakonisht eshte trajneri i pare dhe perkrah tij edhe ndonje nga futbollistet.

Keshtu do te ndodhe edhe neser teksa trajneri Memelli do te kete perkrah sulmuesin Balaj ne konferencen qe do te nise ne ora 11.30 ne sallen prane stadiumit “Loro Boriçi”. Ky eshte njoftimi qe ka shperndare per mediat pak minuta me pare vete klubi shkodran.

“Nesër në ora 11.30 në sallën e konferencave pranë stadiumit “Loro Boriçi” trajneri Migen Memelli dhe futbollisti Bekim Balaj do jenë para gazetarëve në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes së javës të parë të kampionatit, VLLAZNIA- KUKËSI.

Të gjitha mediat janë të ftuara ta pasqyrojnë atë”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit te Futbollit Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/