Nesër në mbrëmje luan kombëtarja shqiptare në transfertën ndaj Izraelit, ndeshje e vlefshme për Nations League.
Në këtë sfidë Panuçi do të ketë disa mungesa të rëndësishme, si në repartin e sulmit, por ajo që do të ketë më shumë rëndësi është prapavija.
Në këto rrethana kapiteni i skuadrës, Mërgim Mavraj në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se Shqipëria nesër do të ketë nevojë për një mbrojtës si “muri”, sikurse është Arlind Ajeti.
” Nesër do të na duhet përsëri muri jonë Shqiptar”, shkruan Mavraj. Kujtojmë që takimi luhet të dielën mbrëma në orën 20:45 minuta./newsport/