Nesër Vllaznia do të luajë në Pezë- Helmes ndaj Dinamos ndeshjen e rradhës për kampionat dhe padyshim që shkodranët do të tentojnë fitoren e rradhës.

Por ndërkohë, një nga titullarët e kësaj skuadre pikërisht mbrojtësi Olsi Gocaj ka “udhëtuar” drejt Italisë për të ndjekur ndeshjen e Seria A në mes Interit dhe Juventusit.

Siç shikohet edhe nga fotoja, ai është në hyrje të “San Siros” duke u bërë gati të futet në stadium për ndjekur super-ndeshjen.

Por në fakt, ka një gabim në këtë mes. Personi në foto nuk është Gocaj por një tifoz i Vllaznisë që ka pozuar me fanellën e tij të cilën e mban veshur gjatë gjithë kohës. Kjo do të thotë se Vllaznia nuk ka munguar të jetë e pranishme në “San Siro” me një fanellë kuqeblu.
© shkodrasport.com