Vllaznia do te luaje neser ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise ndaj Korabit te Peshkopise. Ky i fundit siç dihet nuk merr pjese ne Kategorine Superiore por ne ate te Paren.
Megjithate ka qene surpriza e madhe e Kupes se Shqiperise per kete sezon sepse ne turin e kaluar eliminoi as me pak dhe as me shume por Tiranen.
Ne keto rrethana, ndonese ne pamje te pare konsiderohet nje ndeshje e lehte, drejtuesit e Vllaznise kane menduar ndryshe. Per t’i paraprire çdo te papriture, ata kane vendosur ta grumbullojne ekipin ne kete pragndeshje.
Si rrjedhoje pas perfundimit te seances stervitore qe eshte zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ekipi ka marre rrugen drejt “Gardenland Resort” ku eshte vendosur dhe do te qendroje deri neser ne mesdite kur do te marre rrugen drejt stadiumit “Loro Boriçi”.
Drejtuesit e klubit ndryshe nga sa mund te kete menduar ndokush tjeter, duan t’i japin kesaj ndeshje te njejten rendesi me te gjitha te tjerat dhe prandaj e kane grumbulluar ekipin ne kete pragndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/