Do të startojë të premten java e dytë e Kategorisë së Parë me ndeshjen Lushnja-Pogradeci, që do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Pas barazimit pa gola në transfertë përballë Korabit, Lushnja kërkon fitoren e parë sezonale në kampionat. Nderkohe miqtë nga Pogradeci festuan me fitore rikthimin në Kategorinë e Parë (mposhtën 3-1 Kastriotin) dhe në transfertën e sotme synojnë një tjetër rezultat pozitiv.
Ballafaqimi i neserm i ketyre dy skuadrave ne njefare menyre konsiderohet edhe nje sfide trajneresh. Ne njeren ane eshte Gugash Magani me shume pervoje ne drejtimin e disa skuadrave me emer dhe ne kahun tjeter Samuel Nikaj, shkodranin ambicioz qe kerkon suksesin serish edhe me skuadren aktuale.
Ky i fundit ia doli javen e kaluar qe me Pogradecin ndonese me 10 futbolliste te fitonte 3-1 ndaj krutaneve, çka do te thote se skuadra i funksionon ne menyre perfekte, megjithate duhet pare edhe neser ndaj Lushnjes se Maganit se çfare do te jete ne gjendje te beje./www.shkodrasport.com/