Vllaznia e gjitha ne sulm per te gjetur sulmues cilesor. Pas firmes me brazilianin Victor da Silva, tashme pritet qe drejturesit kuqeblu te bejne te tyrin edhe nje tjeter lojtar me nje cv shume te pasur.
Behet fjale per ish- lojtarin e kombetares gjermane te moshave Christopher Mandiangu. 28-vjeçari me pasaportë gjermane, i lìndur në Kongo luan si sulmuės krahu, në sezonin e fundìt ka qenë pjesë e skuadres polake Widzew Lodz, ku në 14 ndeshje ka shēnuar 3 gola, ndërkohë ka luajtùr edhe për dìsa ekipe të tjera të huaja.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se karriera e tij ka kaluar neper disa skuadra ne vende te ndryshme ku ne fakt nuk ka arritur te lere gjurme me aktivizimin e tij.
Shkodranet shpresojne qe Mandiangu te tregoje vlerat e tij me te mira me fanellen kuqeblu dhe te jete nje element me vlere per arritjen e objektivave te tyre.
Gjermano- kongolezi pritet te mberrije neser ne Shkoder dhe i eshte rekomanduar Vllaznise nga trajneri i saj Brdariç i cili duket se e njeh mire kete lojtar dhe ka nevoje per sherbimet e tij.
www.shkodrasport.com