Vllaznia po ecen mire nga ana sportive dhe eshte shume prane realizimit te objektivit te saj, ngjitjes ne Superlige. Por nderkohe, duke qene nje klub ne varesi te Bashkise Shkoder, institucion ky qe kontrollon 100 per qind te aksioneve te tij, padyshim qe duhet te fuksionoje ne baze te disa ligjeve dhe rregullave te shkruara.
Pikerisht per kete arsye, neser do te mblidhet Keshilli Bashkiak Shkoder, por kete here duke marre rolin e Asamblese se Pergjithshme te Klubit te Futbollit Vllaznia dhe ai pritet te marre nje vendim te rendesishem per te ardhmen e klubit shkodran.
Behet fjale per miratimin e buxhetit te vitit 2019 per KF Vllaznia sh.a, nje procedure kjo e zakonshme qe kryhet sipas ligjeve çdo vit.
Prandaj dhe ne oren 11. ne sallen e Keshillit Bashkiak, anetaret e tij do mblidhen kete here vetem per Vllaznine.
Keshtu ka njoftuar sekretaria e ketij Keshilli ne njoftimin e shperndare per mediat, kur shkruan:
Njoftimi: Ju njoftoj se ditën e Premte datë 29 Mars 2019, ora 11:00, në sallën e këshillit bashkiak, zhvillohet mbledhja e Asamblesë së K.F.Vllaznia sh.a për shqyrtimin e projekt buxhetit të vitit 2019 të shoqërisë aksionare K.F.Vllaznia sh.a.