Burreli, si rrallë në vitet e fundit, këtë verë ka bërë merkato duke afruar shumë futbollistë cilësorë, e madje edhe lojtarë që kanë qenë titullarë në sezonin e shkuar në klube të njohura të Supeiores sonë, apo dhe në Kosovë.

Me uljen e trajnerit Samuel Nikaj, brenda 2-3 javëve, skuadra nisi të marrë formë dhe tani matjanët kanë me të vërtetë një ekip me pretendim e për Superioren.

Per kete arsye ky ekip tashme po sheh mundesine te testoje veten ndaj me te forteve. Fillimisht ne Burrel u tha se te merkuren do te kishte nje miqesore ndaj Vllaznise.

Fakti qe kuqeblute do luanin sot ndaj Tiranes, linte te kuptonte qe ne kete ndeshje ne fushe ndaj matjaneve do te ishte formacioni i dyte, por ne fakt nuk do te jete keshtu.

Matjanët do të luajnë neser me Bylisin në Ballsh, një miqësore ku trajneri Nikaj do të shoh edhe gjendjen e skuadrës në këtë fazë përgatitore.