Shkodra neser do te perjetoje nje mbremje ndryshe, ate te “Festes se Kampioneve”, aktivitet ky qe zhvillohet per here te pare ne nje menyre te tille dhe ne permasa te tilla. E kemi fjalen per aktivitetin e boksit profesionist i cili do te zhvillohet ne sheshin para Bashkise Shkoder.
Nga sa behet e ditur, ne program per t’u zhvilluar jane dy ndeshje te boksit amator dhe tre te boksit profesionist qe do jene edhe bukuria e kesaj mbremje. Ne ndeshjet e boksit amator, “Shkodra Sport” meson se njera prej tyre do jete ajo e boksierit shkodran Besjor Gjetaj me Orges Muharremin.
Pas tyre do nisin sfidat e shumepritura te boksit profesionist ku i pari ne ring do te ngjitet boksieri i Vllaznise Arjon Kajoshi. Ne ndeshjen e peshes 75 kg, ai do te ndeshet me boshnjakun Miladin Vranjes.
Me pas do te boksoje tiranas Alban Barmeta per peshen 80 kg me boshnjakun tjeter Nikolas Paniç, por kuptohet qe bukuria e kesaj mbremje do te jete ndeshja e fundit e saj. Ajo ne mes shkodranit Nelson Hysa dhe boshnjakut Drazhan Janjanic.
Kuptohet qe duke filluar nga ora 20.00, te gjithe te pranishmit ne sheshin para Bashkise Shkoder kane per te perjetuar emocione te medha qe do te vijne nga ringu i improvizuar dhe i vendosur ne kete sheh./SHKODRA-SPORT.COM/