Juventus-Milan ditën e nesërme do të jetë shumë përcaktuese për këto të dyja skuadra që kërkojnë kualifikimin për në Champions League të sezonit të ardhshëm.
Edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka theksuar se për të kjo mund të konsiderohet si sfida më e rëndësishme në karrierë, ndërsa në konferencë për shtyp është shprehur se e kanë përgatitur më së miri takimin kundër bardhezinjve.
“Unë mendoj që për mua nesër është ndeshja më stimuluese, tërheqëse dhe besoj se është edhe më e rëndësishmja. Ëndrrat janë të bukura nëse realizohen.
Ne kemi përgatitur dhe kemi gati strategjinë tonë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe unë besoj se ne kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Pioli. /VipSport/