E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptar ishte e përqendruar te Kombëtarja dhe sfidat që kuqezinjtë zhvilluan ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Por menjëherë pas këtyre përballjeve, Kombëtarja i dorëzoi “stafetën” Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e fazës së 1/32 të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 16 tetor. Në këtë raund marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024.

16 ekipet e renditura në tetë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2023-2024, si dhe dy ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30 dhe janë vetëm me një takim.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve të fazës së 1/32 të Kupës së Shqipërisë. Siç shikohet Veleçiku do te luaje ne Peshkopi ndaj Korabit vendas, Terbuni do te luaje ne Kavaje ndaj Beses, ndersa Beselidhja do te luaje ne Tropoje ndaj Valbones.