
Federata Shqiptare e Atletikës do të organizojë nesër garat e kampionatit kombëtar individual dimëror për të rritur. Një kampionat që natyrisht pritet të dhurojë edhe rezultate të larta nga disa prej sportistëve pjesmarrës. Sigurisht që vëmendja duhet të jetë e përqendruar tek Izmir Smajlaj apo ndonjë tjetër, që kanë si objektiv përmirësimin e rezultateve të tyre personale. Vllaznia përveçse me Smajlajn do të përfaqsohet edhe me të tjerë sportistë. Bajram Muça natyrisht që do të kërkoj vend të parë edhe ai në garat e shpejtësisë dhe po ashtu edhe disa sportistë të tjerë. Trajnerët Albert Marashi, Vildan Tufi dhe Fatjon Serhati, ndonëse në kushte të vështira, janë munduar të kapin formën më të mirë të këtyre atletëve sepse siç dihet, në bazë të rezultateve të garave të nesërme, do të përzgjidhet edhe ekipi kombëtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.